10:43 / E Premte, 20 Korrik 2018 / indeksADMonline

Sekuestrohen armë në Suharekë

Gjatë ushtrimit të kontrollit nga policë të antidrogës dhe hetues nga Policia e Suharekës në një shtëpi në rrugën “Xhavit Syla” janë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta të llojit” Wallter” te prodhimit gjerman me 18 fishekë të kalibrit të panjohur, transmeton Indeksonline.

Armët e sekuestruara do t’i kalojnë prokurorisë për procedura të mëtejme ndërsa i dyshuari nuk është gjetur në shtëpi gjatë realizimit të urdhër kontrollit./Indeksonline/

Temat: