11:37 / E Shtunë, 10 Dhjetor 2022 / shkelqim osmanaj

Sekuestrohen disa ton kokainë në Atlantik, dyshohet për mafian shqiptare

Një operacion i kryer nga autoritetet spanjolle në Atlantik ka çmontuar një rrjet ndërkombëtar për trafikimin e lëndëve narkotike.

Në sajë të operacionit është arrestuar ekuipazhi i një anieje pasi janë kapur me disa ton kokainë në bord.

Sipas raportimeve dyshohet se pas këtij rrjeti fshihet një celulë e mafies shqiptare me qendër Galician dhe Amerikën e Jugut.