Sekuestrohen dy armë dhe 82 fishkë në Korishë të Prizrenit

Gjatë ditës së djeshme në Stacionin Policor Prizren-Veri, është paraqitur një qytetar i cili ka raportuar një rast shqetësues.
Sipas deklaratës së ankuesit, ai kishte vërejtur një person të dyshuar duke nxjerrë një armë të gjatë nga automjeti i tij.
Ankuesi ka shprehur frikë për shkak të mosmarrëveshjeve të mëhershme me të dyshuarin lidhur me një pronë kontestuese.
Lidhur me këtë me urdhër verbal të Prokurorit të Shtetit dhe pëlqimin e gjyqtarit të procedurës paraprake, është kryer kontroll (bastisje) në banesën e të dyshuarit në fshatin Korishë të Prizrenit, në prani të avokatit mbrojtës të caktuar sipas detyrës zyrtare.
Sipas informacionit gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar si dëshmi materiale:
• Një pushkë gjahu një tyëshe
• Një pushkë ajrore
• Tetëdhjetë e dy (82) fishekë gjahu
Të gjitha armët e gjetura rezultojnë të jenë me leje valide të lëshuara nga organet kompetente.
I dyshuari ka pranuar se më 12.10.2025 e kishte nxjerrë armën nga automjeti me qëllim ta dërgonte për riparim.
Prokurori i Shtetit është njoftuar sërish për veprimet e ndërmarra. Sipas vendimit të tij, armët e gjetura do të sekuestrohen përkohësisht për shkaqe sigurie, ndërsa rasti do të procedohet në mënyrë të rregullt. Hetimet lidhur me rastin janë në vazhdim.