75 Mall Live Search
10:26 / E Hënë, 25 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Sekuestrohen dy armë në një aheng familjar, në Mitrovicë

Pasditen e djeshme Policia e Rajonit të Mitrovicës ka marrë informacion për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Mihal Grameno” .

“Mbi bazën e informacionit fillestar janë ndërmarrë veprime të shpejta policore, ku pas një kohe të shkurtër kanë identifikuar vendin ku ishin dëgjuar të shtënat, me ç’rast në vendin e ngjarjes kishte aheng familjar. Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar dy armë dhe disa gëzhoja”, thuhet në njoftimin e shtypit, transmeton Indeksonline.

Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar A. M., 34- vjeçar, i cili dyshohet se kishte shtënë me armë zjarri në ahengun familjar.

Pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./Indeksonline/