Sekuestrohen dy armë në Prishtinë

Policia e Kosovës në Prishtinë ka sekuestuar një revole dhe një thikë, në Barilevë.
Sipas zëdhënëses së PK-së, Flora Ahmeti, personi i dyshuar është shoqëruar në stacionin policor.
“Drejtoria rajonale e Policisë – Prishtinë, po i merr të gjitha masat e nevojshme policore për të siguruar rendin dhe qetësinë publike në rajonin e Prishtinës.
Në kuadër të veprimeve operative që po i kryen policia me qëllim parandalimin dhe zbulimin e veprave kriminale, sot në fshatin Barilevë, nga zyrtarët policorë janë gjetë dhe sekuestruar :
-një revole (tipi Zoraki) dhe
-një thikë
Personi i dyshuar është shoqëruar në stacionin policor dhe ndaj tij në konsultim me prokurorin e shtetit është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës, tha ajo për IndeksOnlinen.