75 Mall Live Search
09:06 / E Mërkurë, 09 Nëntor 2022 / k.v

Sekuestrohen dy armë zjarri në Prishtinë

Sot rreth orës 01:20,  nga zyrtarët policor të stacionit Qendra në Prishtinë, janë shoqëruar në stacion dy persona dhe janë sekuestruar dy armë zjarri dhe një thikë.

Sekuestrimi i armëve është kryer në rrugën ‘George Bush’, kur personat / automjeti me të cilin po lëviznin, është ndaluar nga policia për një kontrollë rutinë.

Personat e dyshuar janë shoqëruar në stacion policor dhe ndaj tyre është iniciuar rast për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës./IndeksOnline/