Sekuestrohen dy armë zjarri në Prishtinë, arrestohet i dyshuari

Dje nga zyrtarët policor të stacionit Jugu në Prishtinë, është shoqëruar në stacion policor një person i dyshuar, të cilit i janë gjet dhe sekuestruar dy armë zjarri.
Gjetja dhe sekuestrimi i armëve është kryer në rrugën Lidhja e Pejës, në Prishtinë, kur personi / automjeti me të cilin po lëvizte, është ndaluar nga policia.
Pasi në stacionin policor, Jugu në Prishtinë, është iniciuar rast për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës, në konsultim me prokurorin e shtetit, personi i dyshuar është dërguar në stacionin policor të Malishevës, për intervistim lidhur me veprën përdorim i armës (dyshohettë ketë shtënë me armë zjarri në një aheng).