Sekuestrohen qindra pako pa afat të produkteve higjienike në Fushë Kosovë!
Pas informacioneve të marra nga Policia e Kosovës, gjegjësisht nga Krimet Ekonomike, Inspektorat i Ministrisë së Tregtisë ka marrë pjesë në një aksion të gjerë në Fushë-Kosovë.
Krye inspektori i MTI-së, Lulzim Syla ka konfirmuar për “Indeksonline” se është bërë sekuestrimi i qindra produkteve higjienike me afat të skaduar.
“Inspektorati i MTI-së ka sekuestruar 1150 pako ose nëse e zbërthejmë në tableta 79880 hapa/pilula në një depo të Fushë Kosovës.
“Janë sekuestruar për shkak të skadencës së afatit”, ka konfirmuar ai.

Vlen të theksohet se vlera e këtyre produkteve mund të shkoj deri në 20.000 euro
