75 Mall Live Search
18:45 / E Diele, 26 Janar 2025 / FR

Sekuestrohen substanca narkotike në Podujevë, arrestohet një person

Është arrestuar një person në Podujevë, pasi gjatë kontrollit në shtëpi, janë gjetur dhe sekuestruar substanca narkotike.

Në njoftimin e policisë thuhet se i dyshuari, vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Policia e rajonit të Prishtinës në kuadër të punës së saj për parandalimin e veprimtarive kriminale që po i sjellin dëme shoqërisë, ka intensifikuar veprimet e saj në drejtim të identifikimit dhe kapjes së personave të përfshirë në raste kriminale”.

“Sot nga njësite policore të stacionit të Podujevës, në një shtëpi në rrugën “Skenderbeu” është zhvilluar një operacion ku është arrestuar një person pasi gjatë kontrollit janë gjetë dhe  sekuestruar  sasi e  substancave narkotike ( 132,89 gram marihuanë), peshore etj. Ndaj personit të dyshuar,  është iniciuar rast për  posedim të paautorizuar të substancave narkotike, psikotrope ose analoge dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.