10:59 / E Diele, 18 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Sekuestrohen tri armë ilegale në Prizren

Në vazhdën e parandalimit, hetimit dhe zbulimit të veprave penale dhe sekuestrimin e gjësendeve ilegale, hetues policorë të Stacionit Policor në Prizren pasi që kishin siguruar informacione të besueshme se një i dyshuar nga fshati Zhur kishte në posedim dy armë të gjata e kanë ftuar të paraqitet ne stacion.

Gjatë intervistës, i ballafaquar me provat, i njëjti ka treguar se armët i mbanë të fshehura në stallë.

Sipas PK-së, krim teknikët e kanë sekuestruar: një pushkë gjysmë automatike  dhe një pushkë gjahu.

Ndërkaq, rasti i dytë është zbuluar sot në mesnatë nga policët  e trafikut rajonal në një pikë kontrolli në fshatin Grejkoc.

Një automjet është ndaluar për kontroll  dhe në çantën e krahut tek pasagjeri është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë e llojit “ZORAKI M 906 B” me 4 fishekë të kalibrit 7.65mm.

Për të dy rastet  është informuar prokurori i shtetit i cili ka sugjeruar inicimin e rasteve, ndërsa të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt./Indeksonline/