17:23 / E Shtunë, 23 Janar 2021 / OSH

Sekuestrohen tri armë zjarri në Prishtinë, Fushë Kosovë e Hajvali

Tri armë zjarri janë sekuestruar sot gjatë punës së Drejtorisë Rajonale të Policisë së Prishtinës që po vazhdon punën për kapjen e të dyshuarve të përfshirë në vepra kriminale e veçmas të atyre që po lëvizin me armë pa leje.

Armët janë sekuestruar në Prishtinë, Fushë Kosovë dhe në Hajvali.

“Rasti i parë i sekuestrimit ka ndodhur rreth orës 09:15 në rrugën “Xheladin Hana” në Prishtinë kur policia ka ndaluar veturën Mercedes, ngjyrë e zezë me targë Kosove, dhe pas kontrollit të ushtruar ka gjetur dhe sekuestruar; • Një revole të tipit TT, kalibër 7.62mm, si dhe, • Tetë copë fishek, kalibër 7.62 mm. I dyshuari;  J. R, mashkull, 38 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është shoqëruar në stacionin policor dhe ndaj tij është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës, dhe në konsultim me prokurorin e shtetit i njëjti është proceduar më tej”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.