75 Mall Live Search
12:38 / E Martë, 03 Qershor 2025 / mp

Sekuestrohen vetura të Abedin Gjakovës në Pejë, pas bastisjes nga policia

Një aksion i gjerë policor është duke u zhvilluar nga orët e hershme  në disa qytete të Kosovës, ku njesitet për hetimin e narkotikëve, në bashkëpunim me prokurorinë, janë duke zhvilluar  bastisje të koordinuara në disa lokacione që lidhen me persona të dyshuar për tregtim të substancave narkotike.

Indeksonline ka mësuar se deri tashti nga ky aksion janë sekuestruar edhe veturat e Abedin Gjakovës ku dhe është ndaluar nga  policia.

Po ashtu nga ky aksion në Pejë janë shoqëruar në polici edhe Rexhep Nikçi, Safet Lajqi si edhe vëllëzërit Vokshi nga Peja, Eugen dhe Andi Vokshi./Indeksonline/