Sekuestrohet drogë në Podujevë: Dy persona të arrestuar

Policia e Rajonit të Prishtinës ka intensifikuar veprimet për parandalimin e aktiviteteve kriminale që dëmtojnë shoqërinë.
Gjatë dy ditëve të fundit, njësitë policore të stacionit të Podujevës kanë arrestuar dy persona të dyshuar për posedim të paautorizuar të substancave narkotike.
Dyshuarit janë ndaluar në dy raste të ndara, gjatë kontrolleve rutinë të policisë. Gjatë bastisjeve, autoritetet kanë sekuestruar sasi të substancave narkotike, për të cilat po vijojnë hetimet.
Ndaj të të arrestuarve janë ngritur raste për posedim të paautorizuar të substancave narkotike, psikotrope ose analoge.
Policia ka deklaruar se do të vazhdojë me aksione të tilla për të identifikuar dhe ndaluar personat e përfshirë në veprimtari të paligjshme, duke synuar të rrisë sigurinë në komunitet.