75 Mall Live Search
11:08 / E Premte, 27 Shkurt 2026 / Z S

Sekuestrohet kokainë në pikën kufitare të Morinës, arrestohet një i dyshuar

Policia kufitare ka arrestuar në flagrancë një 28-vjeçar, me inicialet D. RR., për posedim kokaine.

I riu po tentonte të hynte në Shqipëri nga Morina, kur iu zbulua sasia e drogës nga shërbimet e policisë kufitare.

Deklarata e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës:

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin D. RR., 28 vjeç, banues në Prishtinë, pasi në PKK Morinë, në hyrje të RSH-së, shërbimet e policisë kufitare i kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë. 

Materialet procedurale iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme./Indeksonline/