Sekuestrohet marihuanë në Gjakovë, Pejë dhe në Gjilan

Dje në tri qytete të Kosovës, janë sekuestruar substanca narkotike e llojit marihuanë. Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh bënë të ditur, qytetet në të cilat janë sekuestuar substanca narkotike dhe lloji i tyre.
Në qytetet Gjilan, Pejë dhe Gjakovë, në këtë raport duhet se janë sekuestuar substancë narkotike të llojit marihuanë.
“Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se gjatë kontrollit në veturën e tij janë gjetur dhe sekuestruar tri qese me substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë të përgjithshme 25.4 gramë. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.
“Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se gjatë kontrollit tek ai janë gjetur dhe sekuestruar 19 paketime të vogla me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, një grinder për bluarje të marihuanës, si dhe disa folje alumini që shërbejnë si mbështjellës për substancë narkotike. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas inicimit të rastit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.
“Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se gjatë kontrollit tek ai janë gjetur dhe sekuestruar një peshore elektronike dhe një sasi prej 3.88 gramësh substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.