14:29 / E Mërkurë, 14 Mars 2018 / indeksADMonline

Sekuestrohet mbi gjysmë ton kanabis, ja si u gjet

Mbi gjysmë ton kanabisi është sekuestruar në Korçë nga Seksioni për Narkotikët.

Sipas policisë, “më datë 13.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit K.G, 45 vjeç, banues në fshatin Bulgarec.

Pasi pas një informacioni të ardhur në portalin Komisariati Dixhital, u ushtrua kontroll në banesën e këtij shtetasi, ku u gjet e sekuestrua me cilësinë e provës materiale 686 kg, bimë e dyshuar Cannabis Sativa”.

Po punohet për kapjen e autorit. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Temat: