75 Mall Live Search
09:43 / E Enjte, 25 Shtator 2025 / F.R

Sekuestrohet në Tiranë SUV ‘’Ferrari’’ luksoz prej 600.000 eurosh

Policia në Tiranë ka sekuestruar një automjet me vlerë rreth 600.000 euro, Ferrari i tipit SUV, i dyshuar si i përfituar nga trafikimi i lëndëve narkotike.

Në pranga përfundoi drejtuesi i tij, 33-vjeçari E.V., i dënuar më parë në Turqi për të njëjtën vepër, si dhe dy persona të tjerë që kanë lidhje me regjistrimin dhe sjelljen e makinës në Shqipëri.

Hetimet vijojnë për sekuestrimin e pasurive të tjera me burim kriminal.

”Sekuestrohet 1 automjet tip “Ferrari”, me vlerë rreth 600.000 euro, i dyshuar i përfituar nga trafikimi i lëndëve narkotike.

Në hetim drejtuesi i automjetit, autor i kësaj veprimtarie kriminale, në Turqi.

Ky shtetas e kishte regjistruar në pronësi të një 36-vjeçari, këtë automjet, të cilin e kishte sjellë në Shqipëri, për llogari të tij, një 33-vjeçar.

Vihen në hetim dhe të dy të implikuarit në këtë rast.

Në vijim të hetimeve, me objektiv gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive me burime kriminale, specialistët e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, finalizuan operacionin “Red”.

Në kuadër të operacionit, u ndalua në rrugën “Abdyl Frashëri”, automjeti tip “Ferrari”, me drejtues shtetasin E. V., 33 vjeç, i dënuar më parë në Turqi, për trafikim të lëndëve narkotike, pasi nga hetimet dyshohet se automjeti është përfituar nga kjo veprimtari kriminale.

Nga hetimet e mëtejshme u identifikuan shtetasi të cilit 33-vjeçari ia kishte lënë në pronësi automjetin, me qëllim shmangien e gjurmimit, konkretisht S. Ll., 36 vjeç, si dhe shtetasi që kishte sjellë automjetin, në Shqipëri, për llogari të 33-vjeçarit, konkretisht A. L., 33 vjeç.

Në vijim të veprimeve procedurale nisi procedimi penal për të 3 këta shtetas.

Gjithashtu, vijojnë hetime për të gjurmuar dhe sekuestruar pasuri të tjera të shtetasit E. V. ose të afërmve të tij, që mund të jenë përfituar nga veprimtaria e tij kriminale, në Turqi.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”.