75 Mall Live Search
18:49 / E Shtunë, 31 Tetor 2020 / OSH

Sekuestrohet një armë në Skenderaj

Në Skenderaj sot është sekuestruar një armë e cila ishte duke u poseduar ilegalisht.

Lajmin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Në bazë të informacioneve të siguruara, për posedim ilegal të armëve, hetuesit policorë në Skenderaj,  në orët e pasdites së sotme, datë 31 tetor 2020, kanë sekuestruar një armë të llojit  pistoletë. Sekuestrimi i armës është rezultat i  vijimësisë së  një hetimi të  ndërlidhur me një rast tjetër hetimor i nisur javë më parë. Lidhur me rastin, në cilësi të të dyshuarit është  intervistuar një person nga  i cili është sekuestruar arma, ku  pas procedurës intervistuese  është liruar në procedurë të rregullt. Ndaj të dyshuarit  është iniciuar rast për  mbajtje në pronësi, kontrollë apo posedim i paautorizuar i armëve.” /IndeksOnline/