75 Mall Live Search
08:44 / E Hënë, 03 Prill 2023 / L K

Sekuestrohet një armë zjarri dhe dy thika në Podujevë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka shoqëruar në stacion të Podujevës tre persona, të cilëve u  janë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri dhe dy thika.

Sekuestrimi i armëve është kryer pas një kontrolli që ju është bërë të dyshuarve, në rrugën “Salih Çitaku” në Podujevë, derisa po lëviznin me një automjet.

Personat e dyshuar janë shoqëruar në stacion policor dhe ndaj tyre është iniciuar rast për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve, dhe në konsultim me prokurorin e shtetit,  janë liruar në procedurë të rregullt.