75 Mall Live Search
10:24 / E Hënë, 14 Tetor 2024 / L K

Sekuestrohet sasi e konsiderueshme e cigareve, po futej nga Maqedonia e Veriut në Kosovë

Policia e Kosovës dhe Dogana e Kosovës, në zbatim të masave për parandalimin dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale në zonën kufitare RMV-RKS, me ç’rast kanë identifikuar 3 automjete të dyshuara, të cilat dyshohet se po transportonin mall të kontrabanduar.

Lidhur me rastin personat e dyshuar ishin me 3 automjete, ku nga to dy automjete përcjellëse me targa vendi dhe një kombi furgon pa targa, i cili dyshohet se ishte i ngarkuar me mallra të kontrabanduara, derisa zyrtarët policorë kanë arritur të lokalizojnë automjetin e dyshuar kombi me drejtues të dyshuarin mashkull kosovar, ku gjatë numërimit të mallit të kontrabanduar, për të cilin i dyshuari nuk kishte asnjë dokument mbi prejardhjen e mallit, janë gjetur dhe sekuestruar mallrat si në vijim:

  • 1750 boksa Chesterfield me 350000 copë cigare,
  • 250 boksa cigare elektrike Terea – 50000 copë cigare,
  • makina për mbushje të cigareve (filetara) gjithsej 3200 copë,
  • shkrepëse gjithsej 2000 copë,
  • shishe xhami për nargjile 50 copë,
  • shtroja për këpucë 3000 palë (6,000 copë).

Vlerësohet se vlera e mallit është rreth 120.000 € pa llogaritur edhe shmangiet doganore.