13:36 / E Enjte, 13 Gusht 2020 / indeksADMonline

Sela, Gashi, Kasami dhe Thaçi varrosën tryezën e përbashkët shqiptare, të thirrur nga Ali Ahmeti

Partitë shqiptare kanë refuzuar takimin e thirrur nga Ali Ahmeti.

Takimi qe thirrur edhe në një ditë që është e rëndësishme për shqiptarët siç është ajo e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit por pala maqedonase e kryesuar nga Zaev dhe Presidenti i vendit Pendarovski në bashkëpunim me partitë shqiptare të opozitës dhe atyre të vogla dhe pa peshë politike,u rreshtuan në anën e interesit maqedonas.

Zaev një ditë më herët pati takime të ndara që neutralizoi tryezën shqiptare për një unitet politik para se të formohej qeveria e re në Maqedoninë e Veriut pas zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të mbajtura më 15 Korrik. /ts/