75 Mall Live Search
16:00 / E Mërkurë, 09 Tetor 2024 / mp

Sela i VV-së nuk po fshihet më, drejtori i një digasteri të rëndësishëm shfaqet në tubime partiake

Diaspora vazhdon të mbetet një  nga “bastionet” kryesore për mbledhjen e votave nga partitë politike.  Po ashtu nuk po kursehen edhe zyrtarët në pozita të larta që vijnë nga partia në pushtet, duke marrë pjesë në aktivitetet politike në diasporë. 

Indeksonline ka siguruar pamje të një aktiviteti politik ku shihet në fotografi drejtori i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Selajdin Beqa. Ky i fundit shihet në një aktivitet me disa aktivistë nga Lëvizja Vetëvendosje në qytetin gjerman Dyseldorf.

Ndryshe, Beqa e mban pozitën e drejtorit të Konkurrencës kundërligjshm, pasi i njejti iu është ngritë  aktakuzë për veprën penal , sulm ndaj  kolegut të tij Shemsi Elezi. /Indeksonline/