75 Mall Live Search
20:59 / E Mërkurë, 20 Mars 2024 / Gj. Sh

Selektori Adil Maliqi i lumtur me fitoren ndaj Austrisë, i’a kushton një personi të veçantë

Kombëtarja e Kosovës U19 e ka nisur me fitore turneun kualifikues për Kampionatin Evropian 2024.

“Dardanët” mposhtën kombëtaren e Austrisë, me rezultat minimal 1-0, shkruan IndeksOnline.

Trajneri i Kosovës U19, Adil Maliqi është shprehur i lumur pas kësaj fitore, duke thënë se i merituan tre pikë të plota nga kjo përballje.

“Jam shumë i lumtur për fitoren unë stafi dhe të gjithë futbollistët. E kemi merituar këtë fitore sepse kemi luajtur me pasion dhe me zemër. Nuk isha shumë i kënaqur me performancën por kjo vjen si pasojË e vetëm një stërvitjeje të zhvilluar. Pres që kundër Spanjës performanca do të jetë shumë më e mirë se ajo ndaj Austrisë. E rëndësishme është se ne i arkëtuam tre pikë. Mendoj se e merituam fitoren pavarësisht se Austria krijoi më shumë raste se sa ne. Ne dhamë gjithçka dhe e arritëm qëllimin”, deklaroi Maliqi.

Ndërkohë përmes një postimi në Facebook, Maliqi ka thënë se këtë fitore i’a kushton babait të tij.

”Ndeshja par pa TY BABE, Flm. per gjithqka kjo Fitore esht vetem per TY. Te Dua Fort BABI. Krenar me keta Djem me mungjon Fjalt per juve! Flm Daradania KRENARE”, ka shkrtuar Maliqi./IndeksOnline/