14:47 / E Premte, 09 Qershor 2023 / B O

Selektori Giresse tregon pse nuk i ftoj Dakun e Mujen te Kosova

Përzgjedhësi i Kosovës, Alain Giresse, është paraqitur sot në konferencën e parë për media në prag të ndeshjeve kualifikuese të këtij muaji, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Ndër shumë përgjigje të dhëna, selektori ka treguar arsyet se pse nuk i ka ftuar në ndeshjet e qershorit Mirlind Dakun e Arbnor Mujen.

“Sa i përket Mujës, është ftuar, por nuk ka erdhi në nëntor për miqësore. Në mars ka qenë pjesë e ekipit tonë. Sa i përket këtyre lojëve tani, ai ka kërkuar garanci për vendin e titullarit. I kam treguar se këtë nuk e ka të sigurt askush. I kam treguar se nëse mendon kështu, më mirë është të mos vije, sesa të vije e të mos luajë”, tha Giresse.

“Për Dakun ka të bëjë me zgjidhje sportive. Po ashtu në repartin e sulmit ka shumë lojtarë dhe kjo është arsyeja pse nuk e kam ftuar, edhe pse po tregon paraqitje të mira”, tha selektori i Kosovës./Indeksonline/