75 Mall Live Search
11:24 / E Hënë, 21 Mars 2022 / B O

Selektori i Kosovës del para mediave, jep detaje për dy ndeshjet e radhës

Selektori i Kosovës, Alan Giresse ka folur në konferencë për media para dy ndeshjeve të radhës miqësore, ndaj Burkina Fasos e Zvicrës. Giresse ka thënë se do të tentojë ti përdorë të gjithë lojtarët në dy miqësoret.

“Do të tentojmë t’i përdorim të gjithë lojtarët në dy ndeshjet miqësore. E kam shikuar një ndeshje në Kosovë, Llapin. Ishte hera e parë. Lojtarët që luajnë në ligat e huaja mendoj që janë më shumë të përgatitur. Edhe në Francë, nuk ftohen shumë lojtarë që luajnë në ligën franceze. Kjo ndodh në gjithë botën” ka thënë Giresse.

Selektori francez ka folur edhe për situatën e Paqaradës dhe lëndimin e ri në përfaqësuese.

“Ka ekzistu një problem me Leart Paqaradën, por kjo nuk do të thotë se ai nuk do të ftohet, do të shohim në të ardhmen. Emir Sahiti është lënduar dhe do të mungoj. Do të shohim me kë do ta zëvendësojm” ka thënë Giresse./Indeksonline/