Selektori i Kosovës pritet në takim nga ambasadori gjerman

Selektori i Kosovës, Franco Foda është pritur në takim nga ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde.
Ambasadori dhe trajneri Foda diskutuan për sfidat dhe perspektivat aktuale të kombëtares kosovare në futboll.
“Është e qartë se ambiciet janë të larta dhe se të gjithë duam ta shohim ekipin e Kosovës si pjesëmarrëse në turnetë e ardhshme ndërkombëtare.
Krahas Sekretarit të Përgjithshëm Markus Weidner, ekipi i ri trajner thekson angazhimin e fortë gjerman” thuhet në njoftim./Indeksonline/