Selektori kroat flet për yllin e Dinamo Zagrebit: Do ta lë të shkoj në shtëpi!

Kroacia është mposhtur nga Turqia për herë të parë në kualifikimet në terrenin vendas. Dalic pati shumë mungesa në sulm dhe luajti pa sulmues tipik për 60 minuta.
Më pas u inkuadrua ylli i Dinamo Zagreb, Bruno Petkovic që nuk ishte tërësisht i gatshëm për lojë për shkak të një lëndimi.
“Mendoj se do ta lë Petkoviqin të shkojë në shtëpi. Ai nuk është gati. Unë e respektoj dëshirën e tij, më ka befasuar me motivin për lojë, e falënderoj shumë. Por nuk është ende i gatshëm dhe duhet të shkoj në shtëpi” ka thënë Daliq./Indeksonline/