Selektori sqaron situatën e Bernard Berishës dhe Andi Zeqirit

Bernard Challandes ka folur në konferencë edhe për situatën e Bernard Berishës dhe Andi Zeqirit. Për situatën e Berishës, trajneri ka thënë se ai merr vendimin më të mirë që është për ekipin.
“Në lidhje me Bernard Berishën – Unë jam trajner dhe duhet të marr vendime që janë në të mirat për ekipin. Ai nuk është këtu për disa arsye të ndryshme.
Unë e kam thënë dhe po e them: ne jemi një familje. Nëse ka probleme babai me njërin fëmijë, problemi duhet të mbetet në shtëpi.
E njëjta vlen edhe për Bernardin apo ndonjë tjetër. Nuk e kam ndërmend ta shfaq personalitetin tim, në mënyra të tjera e shfaqi këtë. Janë edhe disa arsye të tjera, nuk duhet t’i cek. Kam folur një orë me Bernardin dhe shpresoj që kjo t’i shërbejë atij. Edhe për të janë dyert e hapura për të ardhmen.
Ai festim i gabuar apo i keq tashmë ka përfunduar për mua dhe nuk dua të merrem me këtë” ka thënë zvicëriani.
Për Andi Zeqirin, Challandes ka deklaruar se babai i futbollistit i ka ndërruar fjalët.
“Isha i lumtur çka kishte thënë babai i Andi Zeqirit
Andi më pas tha nuk do të vijë të luajë për Kosovën, por do ta pres përfundimin e kampanjës me U21. Tash ai ka vendosur, duhet ta respektojmë. Dyert e tij janë te hapura megjithatë” ka thënë trajneri.