75 Mall Live Search
09:42 / E Mërkurë, 22 Janar 2020 / indeksADMonline

Selena arrin qëllimin, zë pozitën e parë në “Billboard 200” me albumin e ri

Selena Gomez është në krye të tabelës.

Këngëtarja e “Lose You to Love Me” debutoi në pozitën e parë në “Billboard 200” me albumin e saj më të ri “Rare”, shkruan Indeksonline.

Ky është gjithashtu albumi i gjashtë i saj në “Top 10” në “Billboard 200”, Selena ishte në pozitën e parë edhe në vitin 2015 me albumin “Revival” dhe “Stars Dance” në vitin 2013.

Albumi i ri gjithashtu përmban këngën “Lose You to Love Me” e cila aktualisht është në pozitën e parë në “Hot 100”.

Kujtojmë se Selena u kishte sugjeruar vazhdimisht adhuruesve që të blini albumin e saj të ri, pasi dëshironte pozitën e parë në toplista, kjo sepse “Rare” është shumë i veçantë për të./Indeksonline/