75 Mall Live Search
12:33 / E Hënë, 27 Nëntor 2023 / AR

Selena Gomez bën ndryshim drastik

Ylli ndërkombëtar Selena Gomez po e mbyll vitin me një pamje të re.

31-vjeçarja, e cila aktualisht ndodhet në Paris, mahniti me një model të ri flokësh të përditësuar në “Instagram Stories” të dielën.

Bukuroshja natyrale me flokë të errët, u shfaq me flokë me ngjyrë më të hapur dhe më të gjata, shkruan DailyMail.

Vendasja nga Teksasi tregoi ndryshimin me një pjesë qendrore dhe valë delikate, voluminoze që u përplasën mbi gjoksin e saj.

Pamja u arrit me ndihmën e stilistit të flokëve të famshëm, Philipp Verheyen.

Selena Gomez