23:55 / E Enjte, 25 Prill 2019 / indeksADMonline

Selena Gomez bën paraqitjen e parë publike pas rehabilitimit

Aktorja dhe këngëtarja Selena Gomez u përball me disa probleme me shëndetin mendor dhe për këtë arsye ajo qëndroi për një kohë të gjatë  në një qendër rehabilitimi.

Por, Gomez ka lënë prapa krahëve problemet me shëndetin kur u paraqit për herë të parë në publik pas daljes nga qendra rehabilituese.

27 vjeçarja u shfaq plotë shkëlqim në një fustan të gjatë me ngjyrë të zezë derisa dukej më në formë dhe më e shëndetshme se kurrë më parë.

Ndryshe, aktorja është e njohur edhe për punën vullnetare dhe bamirëse që bën prej vitesh./Indeksonline/