75 Mall Live Search
10:53 / E Enjte, 19 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Selena Gomez e thjeshtë dhe pa grim: “Dua të jem origjinale”

Këngëtarja e njohur me famë botërore Selena Gomez, padyshim se është një nga yjet më të njohura të muzikës.

Ajo është e angazhuar në promovimin e albumit të saj të ri me titull ‘Rare’, i cili po pritet mjaft mirë nga publiku, transmeton Indeksonline.

Por këngëtarja të Mërkurën është parë duke bërë ‘shopping’, teksa u pa e veshur mjaft thjeshtë dhe u shfaq pa grim, e kjo e bën atë të duket më rehat.

Selena tha: “Unë pëlqej të paraqitem në një mënyrë natyrale, organike. Dua të jem origjinale, ju e dini këtë”.

Kjo tregon se ajo nuk është kompleksive, edhe pse ka famë në të gjithë botën. /Indeksonline/