75 Mall Live Search
09:44 / E Enjte, 16 Janar 2020 / indeksADMonline

Gomezi e veçantë, zbulon tatuazhin e ri

Këngëtarja e njohur me famë botërore, Selena Gomez, njihet në skenën muzikore për hitet e shumta që ka sjellë ndër vite.

27-vjeçarja, jo gjithmonë ka zënë titujt e mediave rozë vetëm për shkak të krijimtarisë së saj muzikore, shkruan Indeksonline.

Ajo është përfolur shpesh herë edhe për jetën e saj private, sidomos në kohën kur ishte në lidhje me këngëtarin Justin Bieber.

Selena së fundmi ka zbuluar tatuazhin e veçantë që e ka bërë në pjesën e qafës ku ka shkruar “E rrallë”.

Kujtojmë se Selena është ndër këngëtaret më të popullarizuara në Instagram. /Indeksonline/