12:34 / E Premte, 25 Tetor 2019 / indeksADMonline

Selena Gomezi, flet hapur për ndarjen nga Justini dhe martesën e tij me Haileyn

Ndoshta shumica prej jush mezi e keni pritur këtë moment. Selena Gomezi flet për herë të parë për dy këngët që thuhet se ia ka dedikuar Justin Bieberit dhe bashkëshortes së tij, Haily. Domethënë, me pak fjalë, Selena ka folur për periudhën e ndajes nga Justini në mars të 2018-s dhe martesën e tij të menjëhershme me modelen Hailey Baldwin.

Në një intervistë për “On Air With Ryan Seacrest”, Selena foli për dy këngët e saj “Lose You to Love Me” dhe “Look at Her Now”.

Rayni përmendi një pjesë të teksit të këngës dhe Selena ra plotësisht dakord: “Më refuzove dhe tani është e qartë. Na zëvendësove në dy muaj, si të ishte e lehtë”.

Më pas të dy folën sesa e vështirë është 2- mujori pas ndarjes dhe të shohësh se si ai të zëvendëson menjëherë me dikë tjetër.

“Jam shumë mirënjohëse, sepse e kam përjetuar me miliona herë dhe këtu qëndron fatkeqësia e punës sime. Është realiteti për mua dhe jam e sigurt që për të tjerët është thjesht argëtim. Mendoja se isha mpirë dhe do të ishte budallallëk nga ana ime nëse nuk flisja për të që ndodhi. Do të ishte e pavërtetë. Dhe unë synoj të jem e vërtetë. E di që ka me mijëra njerëz që ndihen si unë, vajza dhe djemë, që kanë përjetuar të njëjtën gjë. Është realiteti i tyre. Për më tepër, me praninë e rrjeteve sociale, s’ka rëndësi nëse je në pozitën time a jo sepse gjithmonë do të gjesh një hapësirë negative. Prandaj bëj disa hapa mbrapa dhe fokusohem te ajo që po bëj unë dhe te asnjeri tjetër”,është shprehur Selena.

Selena tregoi gjithashtu se me këto dy këngë ajo i dha fund epokës së Justinit. Albumi i saj do të ketë këngë edhe më të bukura për të tashmën dhe të ardhmen. Justini le të mjaftohet me këto dy këngë, që ajo vetë e pranoi që janë dedikim për të.