75 Mall Live Search
23:52 / E Premte, 27 Shtator 2019 / indeksADMonline

Selena Gomez flet për shëndetin mendor: Nuk isha në gjendje të buzëqeshja

Selena Gomez mori pjesë në darkën vjetore të spitalit McLean ku edhe u nderua në këtë ngjarje me çmimin McLean   

Aktorja dhe këngëtarja e famshme gjatë marrjes së çmimit foli më shumë rreth shëndetit të saj mendor

 “Vitin e kaluar, unë vuajta mendërisht dhe emocionalisht. Nuk isha në gjendje të buzëqeshja apo të dukesha normale. Ndjeja sikur gjithë dhimbja ime dhe ankthi im rrinte mbi mua dhe ishte një nga momentet më të frikshme të jetës time”, u shpreh Gomez.

Tutje ajo u shpreh se më në fund ndihet mirë dhe është e lumtur.

“Unë kërkova mbështetje nga mjekët dhe ishin në gjendje të më jepnin një diagnozë të qartë. Në momentin që mora atë informacion, në të vërtetë ndjeva tmerr dhe lehtësim. E tmerruar sepse nuk e dija pse pata vuajtur për aq vite nga depresioni dhe ankthi. Megjithëse kjo nuk do të thotë që e tëra ka ikur, unë mund të them që pas një viti me shumë punë intensive, jam e lumtur, jam e shëndetshme dhe jam nën kontroll”, tha ylli hollivudian.

Ndryshe, që nga ndarja nga këngëtari The Weeknd, Selena nuk ka filluar një romancë të re./Indeksonline/