18:52 / E Mërkurë, 19 Qershor 2019 / indeksADMonline

Selena Gomez fshin llogarinë në Instagram, drejtori i këtij rrjeti social i zhgënjyer nga ky veprim!

Drejtori i Përgjithshëm i Instagram ka shprehur zhgënjimin që Selena Gomez ka fshirë aplikacionin pasi ajo u shpreh se e ka bërë ‘depresive’.

Gomez, një nga personat më të ndjekur në këtë platform, saktësisht e treta (pas Cristiano Ronaldos dhe Ariana Grande).

Ajo kohëve të fundit njoftoi se ajo ka ndalur personalisht përdorimin e Instagramit pasi ndihej depresive dhe ndikoi në vetëvlerësimin e saj.

“E kam përdorur shumë, por unë mendoj se është bërë me të vërtetë e pa shëndetshme për të rinjtë, duke përfshirë edhe veten time, të kaloj gjithë kohën duke u fiksuar në të gjitha këto komente dhe duke i lejuar këto gjëra të ndikojnë në mua”, kishte thënë ajo për Kelly Ripa dhe Ryan Seacrest.

“Do të më bënte të mos ndihesha mirë për veten time dhe të shikoja trupin tim ndryshe”.

Gomez tani ka fshirë llogarinë e saj Instagram, ndërsa e mban të hapur llogarinë në një telefon tjetër, kështu që ajo mund të hyjë vetëm kur ajo dëshiron të ndajë diçka me adhuruesit.

Në përgjigje të komenteve të saj të fundit, Adam Mosseri – drejtori ekzekutiv i aplikacionit – ka thënë se kritika e këngëtarit për Instagram e ka lënë atë të ndihet “i zhgënjyer”, por do të donte të fliste me të për të bashkëpunuar në mënyrat që së bashku të përmirësojnë platformën.

“Do të doja ta dëgjoj at,” tha Mosseri për BBC Radio 1 Newsbeat . 

“Nëse ka diçka specifike për të cilën mendon se po punon ose nuk punon për platformën, do të doja të dëgjoja. Na pëlqen kritika, ne dëshirojmë të bisedojmë me të’, u shpreh ai.

Sidoqoftë, Mosseri gjithashtu pyeti nëse përvoja e Instagram-it, ku aktualisht Gomez ndiqet nga 152 milionë ndjekës, është përmbytur me komente dhe pëlqime dhe dukej si model, mund të krahasohet me përvojën mesatare të përdoruesit.

“Ajo ka mbi 100 milionë ndjekës”, tha ai. “Është një botë e tërë aty.”./Indeksonline/