75 Mall Live Search
08:45 / E Enjte, 05 Mars 2026 / AR

Selena Gomez hap zemrën, ndan foto të papara nga dasma e saj

Selena Gomez ka vendosur t’u japë fansave disa pamje të rralla të jetës së saj private, duke postuar dhjetëra foto të papara më parë në Instagram.

Këngëtarja dhe aktorja përdori funksionin e ri “Lista e miqve sekretë” për të promovuar paraqitjen e saj në podkastin e bashkëshortit të saj Benny Blanco, “Friends Keep Secrets”, dhe aty përfshen kujtime nga dasma e saj, një provë gjenerale dhe një festim i “Ditës së Pavarësisë” në vitin 2023 me Taylor Swift, transmeton Indeksonline.

Gomez ndau një seri fotosh në Instagram Story-n e saj, i cili është vetëm për miqtë e ngushtë, duke kapur momente të rëndësishme nga jeta e saj.

Ndjekësit patën mundësi të shihnin skena nga dasma e saj, xhirimet e videoklipit të këngës së saj “Love On”, pushime të ndryshme dhe disa foto të saj duke pozuar me bashkëshortin e saj, Benny Blanco.

Midis tyre, spikati veçanërisht një foto me Taylor Swift e bërë më 4 korrik 2023. Ajo postoi gjithashtu një selfie nga pushimet e saj, në të cilën duken qartë unazat e fejesës dhe të martesës.

Më poshtë keni pamjet./Indeksonline/