Selena Gomez jep lajmin e madh për fansat
Selena Gomez shpreson që albumi i saj i ri të dalë këtë vit.
Në një intervistë për ‘Rolling Stone’, Selena thekson se kanë kaluar katër vjet nga albumi i saj debutues Rare, transmeton Indeksonline.
Ajo është duke punuar për muzikë të re dhe gjithashtu publikoi dy këngë vitin e kaluar, por një album i plotë mbetet në pritje.
Fakti që këngëtarja nuk mund të japë një datë të saktë mund të bëjë me agjendën e saj të ngjeshur. Ka filluar sërish regjistrimi i serialit Only killers in the building dhe ajo është përfshirë edhe në rifillimin e Wizards of Waverly Place dhe luan rolin kryesor në një biografi të re për këngëtaren amerikane Linda Ronstadt.
31-vjeçarja Gomez tha më parë në një podcast se albumi i saj i ardhshëm mund të jetë i fundit. Ajo tha se do të fokusohej në aktrim./Indeksonline/