14:53 / E Premte, 30 Gusht 2019 / indeksADMonline

Selena Gomez në studio, përgatitet për projekte të reja muzikore

Selena Gomez pas përfundimit të pushimeve luksoze në Itali, ku ishte për të festuar ditëlindjen e 27-të, është rikthyer në Los Anxhelos, ku po punon për promovimin e këngëve të reja, shkruan Indeksonline.

Këngëtarja dhe aktorja e njohur ka publikuar një sër fotografish bardhë e zi në llogarinë e saj në Instagram duke treguar se ajo po kalon kohë në studio.

Krijuesja e shumë hiteve dukej në formë të mirë dhe sipas Entertaiment Tonight, ajo së fundmi po planifikon të nxjerrë disa këngë të reja për këtë vit.

“Selena ka kaluar shumë sfida me kalimin e viteve dhe është e gatshme t’i sjellë ato nëpërmjet muzikës”, kanë shkruar burime ndërkombëtare. /Indeksonline/