Selena Gomez publikon albumin e ri muajin e ardhshëm

Këngëtarja me famë botërore, Selena Gomez ka bërë të ditur se do të publikojë albumin e ri në bashkëpunim me të fejuarin e saj, Benny Blanco muajin e ardhshëm.
32-vjeçarja, ua zbuloi lajmim ndjekësve të saj në Instagram të enjten mbrëma me foto të bëra me burrin e saj të ardhshëm, ku përfshiheshin shkrepjet e tyre në shtrat së bashku.
“Albumi im i ri do të publikohet më 21/3,” shkroi ajo në mbishkrimin e postimit.