10:18 / E Mërkurë, 23 Tetor 2019 / indeksADMonline

Selena Gomezi publikon projektin e ri, flet për ndarjen nga Justin Bieberi?

Selena Gomezi i këndon dashurisë së humbur në projektin e ri të cilin e publikoj sot.

26- vjeçarja ka publikuar këngën “Lose You To Love Me”, e cila nga reagimet e para thuhet të jetë dedikimi për ish-të dashurin e saj, Justin Bieber.

“Ia dhashë të gjitha gjërat e mia dhe të gjithë e dinë atë. Më hodhi poshtë dhe tani e kam kuptuar, pas  dy muaj, ti më ke zëvendësuar sikur të ishte e lehtë. Më bëre të mendoj se e meritova”, thotë Gomezi në një pjesë të këngës.

Justini i dha fund lidhjes me Selenën për t’u lidhur me modelen, Hailey Baldwin vetëm dy muaj pas ndarjes.

Pak javë më parë Justini dhe Hailey kurorëzuan dashurinë me martesë, ndërsa Selena ende po e vuan ndarjen nga këngëtari kanadez.

Ndryshe, Selena e cila vuan nga sëmundja lupus, ka deklaruar se tani ndihet me mirë./Indeksonline/