75 Mall Live Search
09:52 / E Hënë, 25 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Gomezi rikthehet në “AMA”, dhuron një performancë të zjarrtë

Këngëtarja e njohur Selena Gomez ka bërë rikthimin e saj të madh në “American Music Awards” në performancën e saj të parë të drejtpërdrejtë pas dy vjetësh.

27- vjeçarja hapi shfaqjen në Teatrin Microsoft në Los Angeles me një shfaqje të këngëve të saj si “Lose You To Love Me” dhe “Look At Her Now”, transmeton Indeksonline.

Këngëtarja dhe aktorja e njohur e ka hapur performancën me fustan të zi elegant, që e bënte atë të shkëlqejë me dukjen.

Ajo këndoi dy këngë “single” nga albumi i saj i ardhshëm.

Albumi është planifikuar të promovohet, më 10 janar 2020. /Indeksonline/