75 Mall Live Search
11:25 / E Premte, 21 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Selena Gomez shfaqet në formë të mirë pas rehabilitimit

Kohët e fundit ajo u kthye në shtëpi nga një program për rehabilitimin e shëndetit mendor.

Por, Selena Gomez ishte e lumtur të kalonte një mbrëmje me miqtë natën e së enjtes në  Firefly në Studio City, Kaliforni, shkruan Indeksonline.

26 vjeçarja u shfaq larg dukjeselegante, por në formë të mirë derisa mundohej ta mbulonte fytyrën më shall.

Në tetor, Selena u shtrua në klinikë rehabilitimi për shëndetin mendor.

Vendimi i saj erdhi pas betejës së saj me Lupusin, gjë që rezultoi me një transplantë të veshkës.

Ndërsa, tani Selena duket në gjendje të mirë shëndetësore.

“ Selena është patjetër më e shëndetshmese sa që ishte muaj më parë. Iu desh shumë energji, fokus dhe terapi për të kapërcyerkëtë fazë të vështirë të jetës së saj” tha një burim i afërt me aktoren./Indeksonline/