11:00 / E Martë, 16 Janar 2024 / AR

Selena Gomez shfaqet për herë të parë në tapetin e kuq me të dashurin

Çifti Selena Gomez dhe Benny Blanco janë shfaqur për herë të parë në një ceremoni së bashku, duke mbërritur në çmimet Emmy, në Los Angeles.

Selena, aktore në serialin “Only Murders in the Building” pozoi me kolegët e saj, Martin Short dhe Steve Martin, e veshur me një fustan nga Oscar de la Renta, të cilin e kombinoi me bizhuteri Tiffany & Co.
Selena Gomez dhe Benny Blanco shfaqen për herë të parë

Megjithëse ata nuk pozuan së bashku, sërish, Benny u shfaq krah saj, duke shënuar kështu debutimin e parë si çift në një ceremoni të tillë.

Selena Gomez dhe Benny Blanco shfaqen për herë të parë
Selena Gomez dhe Benny Blanco shfaqen për herë të parë

P.S.: E dimë që të ngeli mendja te fustani i Sel, ndaj ja ku i ke ca detaje që ka postuar vetë llogaria zyrtare e Oscar de la Renta.