18:38 / E Premte, 01 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Selena Gomez shpallet “Gruaja e Vitit”, mes lotësh thotë se çmimin e meriton vajza që ia dhuroj veshkën (Foto)

Selena Gomez është shpallur nga Billboard si “Gruaja e Vitit” kurse ajo këtë çmim ia ka dedikuar mikeshës së saj që ia shpëtoi jetën.

Ajo gjatë fjalimit në rastin e pranimit të çmimit gjatë mbrëmjes së të enjtes tha se çmimi i dedikohej Francia Raisan, mikja që ia dhuroi veshkës këngëtares gjatë këtij viti.

Selena Gomez

“Të jem e sinqertë, mendoj se Francia duhet ta marrë këtë çmim, sepse ajo më shpëtoi jetën”, tha ajo gjatë fjalimit të saj.

Ajo tha se asaj i është dhënë një pozicion në karrierë dhe ajo është shumë mirënjohëse.

Ndryshe, Selena vet kishte bërë të ditur se ajo kishte transplantuar veshkën për shkak të lupusit dhe se shoqja e saj, Rasia ishte dhuruesja./Indeksonline/

 

Temat: