75 Mall Live Search
22:03 / E Mërkurë, 25 Gusht 2021 / OSH

Selena Gomez sqaron deklaratën për kompaninë Disney: Jam shumë krenare që kam punuar me ta

Në një intervistë të fundit të përbashkët me Martin, Gomez iu drejtua gazetarëve në lidhje me komentin që kishte bërë, duke thënë se e kishte bërë me shaka. Gjithashtu ajo deklaroi se ndihej shumë krenare që ka punuar me kompaninë.

Këngëtarja dhe aktorja Selena Gomez së fundmi ka sqaruar deklaratën e mëparshme për kompaninë ‘Disney’ ku tha se firmosi kontratën me të se në atë kohë ishte fëmijë dhe nuk e dinte se çfarë po bënte.

Në fillim të këtij muaji, ajo promovoi serialin e ardhshëm në Hulu ‘Only Murders in the Building’, teksa ishte pjesë e panelit të shtypit të Shoqatës së Kritikëve të Televizionit, së bashku me Steve Martin dhe Martin Short. Ajo foli për rolin e saj në Wizards of Waverly Place, nga 2007 deri në 2012 dhe tregoi se nuk e dinte cfarë po bënte kur nënshkroi kontratën me “Disney”. 

“Unë nënshkrova me Disney në një moshë shumë të re, kështu që nuk e dija saktësisht se çfarë po bëja. Unë isha një fëmijë që nuk e dija se çfarë po bëja, thjesht vrapoja në xhirime”, u shpreh atëherë Gomez.

Mirëpo në një intervistë të fundit të përbashkët me Martin, Gomez iu drejtua gazetarëve në lidhje me komentin që kishte bërë, duke thënë se e kishte bërë me shaka. Gjithashtu ajo deklaroi se ndihej shumë krenare që ka punuar me kompaninë