09:19 / E Premte, 01 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Selena Gomez tregon si i dha fund lidhjes me “The Weeknd” dhe raportin me Justin Bieber

Këngëtarja e famshme Selena Gomez ka pozuar për revistën e famshme “Billboard” , e cila edhe e ka shpallur femrën e vitit. Selena ka dhënë edhe një intervistë për revistën, ndërsa ka rrëfyer për shumë gjëra që kanë rëndësi për të dhe që ia kanë ndryshuar jetën asaj, shkruan Indeksonline.

Selena ka folur edhe për ish të dashurin e tij “The Weeknd” dhe për ndarjen e tyre:

“Jam vërtetë krenare që unë dhe ai tani jemi miq. Ne e përfunduam lidhjen si dy mir të mirë dhe është vërtetë inkurajuese se si ne kujdesmi për njëri-tjetrin”, ka thënë ndër të tjera këngëtarja.

Ndër të tjera, ajo ka folur edhe për sëmundjen e saj lupus, dhe ndërhyrjen që pati gjatë këtij viti.

“Që kur isha 7 vjeç gjithmonë ndihesha se si jetën time po ja jepja dikujt tjetër, edhe pse kisha shumë njerëz rreth meje. Pas operacionit që bëra ndjenja mirënjohje për vetën time. Mua asgjë nuk më ka ndalur, dhe më të vërtetë jam mirënjohëse për këtë që jam”, shton tutje Selena.

Selena ka folur edhe për lidhjen e saj me Justin Bieber.

“Unë jam 25. Unë nuk jam 18, 19 ose 20. Unë i çmoj njerëzit që kanë ndikuar me të vërtetë në jetën time. Unë mendoj se një përfaqësim i vërtetë i dashurisë është përtej vetes. Gjërat më të vogla janë të efektshme”, thotë ajo, pa dashur të tregoi nëse është rikthyer me të./Indeksonline/