Selena Gomez ua shiti “pa dije” unazën fansave

Selena Gomez së fundmi ka nxjerrë në shitje disa artikuj si pjesë e promovimit të albumit të saj.
Mes tyre është edhe unaza e njohur me diamantë me shkronjën B, e cila është blerë nga disa fansa të saj, transmeton Indeksonline.
Por nëse është vetëm një unazë, ndoshta po pyesni veten se si shumë njerëz mund ta kishin blerë atë?
Duket se një gabim në faqen që shet sendet e Selenës është fajtor për gjithçka. Një burim i afërt me aktoren tha për TMZ se faqja aksidentalisht lejoi disa fansa të vendosnin të njëjtën unazë.
Etiketa diskografike e Selenës së shpejti u kërkoi falje fansave, me njoftimin se ata do të merrnin “disa gjëra të lezetshme” në këmbim./Indeksonline/
