23:00 / E Mërkurë, 10 Janar 2024 / AR

Selena Gomez zbulon çfarë i tha Taylor Swiftit që bëri lëmsh rrjetin

Imazhet e Selena Gomez duke i treguar diçka Taylor Swift gjatë Golden Globes bënë xhiron e rrjetit dy ditët e fundit. U tha se Selena po i tregonte mikeshës së saj se kërkoi të bënte një foto me Timothee, por Kylie Jenner nuk pranoi. Megjithatë e gjitha duket trillim pasi vetë Selena ka reaguar me një koment duke mohuar zërat.

”Jooo po i tregoja Taylorit për dy miq të mi, s’është puna e askujt”, komentoi Selena.

Burime për People kanë treguar se Selena as nuk ka folur me Kylie dhe Timothee.