08:19 / E Shtunë, 25 Mars 2023 / shkelqim osmanaj

Selena i doli në mbrojtje, Hailey e falenderon publikisht: Kemi diskutuar javët e fundit se si të kalojmë këtë ngjarje

Drama mes Selena Gomez dhe Hailey Bieber ka marr përmasa të mëdha.

Kjo e fundit ra pre e bullizmit dhe kërcënimeve me vdekje kohët e fundit dhe për këtë ka reaguar Selena.

Artisja ka kërkuar nga fansat të jenë të sjellshëm dhe të ndalojnë së bullizuari dhe kërcënuari bashkëshorten e Justin Bieber.

Ajo po ashtu zbuloi se vajzat kanë biseduar lidhur me situatën.

Hailey Bieber më kontaktoi dhe më bëri të ditur se ka marrë kërcënime me vdekje dhe një negativitet. Kjo nuk është ajo që unë përkrah. Askush nuk duhet të përjetojë urrejtje ose ngacmime. Unë gjithmonë kam mbrojtur mirësinë dhe me të vërtetë dua që e gjithë kjo të ndalet.”

E pas bujës që bëri postimi i Gomez ka reaguar edhe modelja duke e falenderuar publikisht.

Dua të falënderoj Selena Gomez që foli. Ajo dhe unë kemi diskutuar javët e fundit se si të kalojmë këtë ngjarje të vazhdueshëm mes saj dhe meje. Javët e fundit kanë qenë shumë të vështira për të gjithë të përfshirët dhe miliona njerëz po shohin kaq shumë urrejtje rreth kësaj gjëje që është jashtëzakonisht e dëmshme.
Gjërat gjithmonë mund të nxirren jashtë kontekstit ose të interpretohen ndryshe nga sa ishin menduar. Ne të gjithë duhet të jemi më të kujdesshëm për atë që postojmë dhe çfarë themi, duke përfshirë edhe veten time. Në fund, unë besoj se dashuria do të jetë gjithmonë më e madhe se urrejtja dhe negativiteti. Ka gjithmonë një mundësi për të takuar njëri-tjetrin me më shumë ndjeshmëri dhe dhembshuri.”